Akullore shtëpie

Receta

Përbërësit:

500 ml qumësht
3 kokrra vezë
4 lugë supe sheqer
reçel
1 lugë supe niseshte
vanilje
arra ose bajame

Përgaditja:

1. Rrihen mirë të verdhat e vezëve me sheqerin.
2. Shtohet mbi to niseshteja.
3. Përzihen me qumështin e ngrohur në zjarr.
4. Hiqet nga zjarri, lihet të ftohet dhe i hidhen brenda reçeli, arrat ose bajamet.
5. Të bardhat e vezëve rrihen me dorë, përzihen me kremin dhe hidhen në formë.
6. Ftohen në frigorifer për rreth 3 orë(në ngrirje).