Dy ish-ministrat e VMRO-së provokuan pjestarët e Grupit të Kumanovës në burgun e Shutkës

Maqedonia e Veriut

Nga burgi i Shutkës njoftojnë se rreth orës 13:00, një person gjatë shëtitjes së rregullt për ajër të freskët ka ardhur në një incident gojor të shkaktuar nga personi S. R. ndaj personit L. K., i cili më vonë ka sulmuar fizikisht dhe që u ndërpre menjëherë nga shërbimi i burgut.

“Rreth orës 13:45, përsëri gjatë shëtitjes për ajër të pastër, ka ardhur edhe në një incident tjetër gojor shkaktuar nga M. J. ndaj personit E. K., i cili më vonë ka sulmuar dhe që është ndaluar nga shërbimet e burgut”,- thonë nga burgu i Shuto Orizares.

Për të dy incidentet janë marrë edhe deklarata të shkruara nga dëshmitarë. Edhe gjykata është njoftuar për këtë rast.

Pas incidentit për personat S. R. dhe M. J., menjëherë është siguruar kontroll dhe kujdes nga mjeku i entit, pas çka personi S. R. nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore shtesë, ndërsa personi M. J. është ankuar për dhimbje dhe është dërguar në Spitalin “8 shtatori”.