Ministria e Shëndetësisë informon se dy pacientë të rinj janë testuar për coronavirus sot pasdite dhe rezultatet e tyre janë pozitive.
Bëhet fjalë për një burrë dhe grua nga Dibra, të cilët para disa ditëve janë kthyer nga Italia.
Ministria e Shëndetësisë po mbledh detaje të pacientëve. Informacionet shtesë pritet të jep Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një konferencë për shtyp në orën 19:30.