Në sheshin e qytetit të Tetovës në prag të festës qytetare Maqedonia në NATO dhe BE nën moton “Shkojmë përpara”, kënduan Big Mama, Dai Dimitrovska, rok grupi nga Tetova “High control” dhe këngëtari Shpat Kasapi.
Në festën e qytetarëve në Tetovë morën pjesë zv.Kryeministri i Diasporës, Edmond Ademi dhe zv.Ministri për mbrojtje Bekim Maksuti.
“Tetova është në nga 15 qytetet në Maqedoni ku këtë pasdite dhe sonte po festohet marrja e ftesës së NATO-s dhe data për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm dhe duam që bashkërisht me qytetarët ta shpërndajmë këtë sukses. Kjo është plotësim i ëndrrës së shumë gjeneratave si në Republikën e Maqedonisë, por edhe ata që jetojnë jashtë shtetit sepse ky është hap i madh për Maqedoninë me çka kthehemi në derën e madhe të fushës ndërkombëtare që do të thotë nevoja e zhvillimit ekonomik dhe reforma të thella në të gjitha sferat e shtetit”, tha zv.Kryeministri Ademi.
Sipas Maksutit kjo është mundësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë pa dallim të kombësisë, religjionit apo përkatësisë politike të festojnë sepse të gjithë meritojnë të festojnë.
“Kjo është plotësim i ëndrrave dhe dëshirave që nga pavarësimi i shtetit si qëllim strategjik për anëtarësim në NATO dhe BE. Edhe pse në vitin 2008 dukej se jemi një hap drejt anëtarësimit, për shkak të mos pasjes së konsensusit mbetëm jashtë, edhe më keq dy vendet të cilat ishin bashkë në gjithë procesin, Kroacia dhe Shqipëria, u pranuan si anëtare e plotë në NATO. Duhet të them se ushtarët dhe të gjithë nga Ministria për Mbrojtje gjithë kohën kanë qenë në detyrë dhe në plotësimin e kritereve për anëtarësim në NATO, por për shkak ngërçit politik humbëm 10 vite. Kjo është ditë e madhe për shtetin tonë dhe për qytetarët tonë, për shkak se puna e të gjithëve më në fund u pagua dhe fituam ftesën për anëtarësim të plotë në NATO.