Një pjatë e shijshme dhe me vlera të larta ushqyese.
Nevojiten:
▪ 500 g feta mishi pule
▪ 1 krem për zierje
▪ 2 qese supë instant kërpudhash
Përgatitja:
Në një enë rezistuese ndaj zjarrit rendisni mishin e prerë të pulës, pastaj qitni supën nga qesja dhe lyeni me krem për zierje.
Vëreni në furrë shporeti në 200 gradë dhe piqeni derisa të skuqet.
Për më pak se gjysmë ore do të keni drekë të shkëlqyeshme me pak mund.
Ju bëftë mirë