Historike: Kroacia shkon në finale të Botërorit (VIDEO)

Sport

Kroatët u kualifikuan pas 120 minutash loje, pasi 90-minutat e lojës së rregullt u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1.

Anglezët e drejtuar nga tekniku, Gareth Southgate, kaluan të parët në epërsi që në minutën e 5-të me anë të mbrojtësit Tripper që realizoi në super gol nga goditja e dënimit duke mos i dhënë asnjë shans portierit Subasiç të reagonte.

Për kroatët ai që realizoi ishte mesfushori i njohur që luan në Serinë A me skuadrën e Interit, Ivan Perisiç në minutën e 68-të që goditi në mënyrë perfekte brenda zonës pa fitimit të duelit me Ëalker duke i mbyllur 90 minutat me rezultatin e barabartë 1-1.

Do të ishte Mario Mandzukic që në 30 minutat e kohës shtesë, saktësisht në minutën e 109-të do të shënonte golin historik për skuadrën e tij që i dha kualifikimin për në finalen e madhe të 15 korrikut ku do të sfidojnë përfaqësuesen e Francës.

Një kualifikim i merituar për skuadrën e drejtuar nga Daliç që tashmë është një hap larg fitimit të trofeut..
https://youtu.be/siFP2yNNh6Y