Ja si bëhet sallata më e piopullarizuar në botë

Receta

Sallata Cezar është zgjedhja e vërtetë për racion të shëndetshëm dhe të shijshëm.

Përbërësit:

200 gr fileta pule
1 fetë buke të thekur
Sallatë e gjelbër
50 gr djathë
5-6 domate qershi sipas dëshirës

Përbërësit për salcën:

100 ml majonezë
40 ml qumësht
40 gr parmigiano i grirë
1 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle lëng limoni
1 thelbi hudhër

Përgatitja:

Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.

Filetat e pulës i presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me filetat e pulës sipër sallatës së gjelbër dhe djathit në copa.

Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.