Prodhuesi gjerman i automobilave “Daimler”, i cili prodhon limuzinat e blinduara të cilat i përdor lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un, ka bërë të ditur se ‘nuk ka ide’ se prej nga i ka marrë ai dhe se nuk kanë marrdhënie afariste me Korenë Veriore, transmeton Gazeta Metro.
Kimi limjuzinat e blinduara të “Daimler”-it i ka përdorur në disa samite shumë të larta, duke përfshirë edhe takimin gjatë kësaj jave me presidentin rus Valdimir Putin dhe dy samitet e kaluara me presidentin amerikan Donald Trump.
Shitja e mallit të luksit në Korenë e Veriut, duke përfshirë edhe limuzinat, është e ndaluar me sanskionet e Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë për qëllim të bëjnë presion mbi Pjongjangun që të heqë dotë nga prodhimi i armatimit nuklear, transmeton AP.
Kimin, megjithatë, e kanë pritur dy limozina në stacion në Vladivostok – Mercedes-Maybach S600 Pullman Guard dhe Mercedes-Maybach S62.
“Nuk emi absolutisht asnjë ide se këto automjete i janë dërguar Koresë së Veriut”, ka thënë zëdhënësja e “Daimler”-it.
“Daimler”, me seli në Shtutgart në Gjermani, është njëra prej kompanive më të mëdha e më prestigjioze të automobilave në botë.