Mehmedi: Ju garantojmë se Aleanca nuk bënë “pazare” me votat e shqiptarëve, kemi hy për të fituar

Maqedonia e Veriut

Në debatin që u zhvillua në emisionin ,,Rruga Drejt” me Arta Tahirin në Alsat-m ku mysafir ishin shefi i shtabit të Aleancës Remzi Mehmedi, shefi i shtabit të BDI-së Izet Mexhiti dhe profesori Vebi Xhemaili.

Shefi i Shtabit të Aleancës Remzi Mehmedi ka thënë:

“Aleanca që nga egzistimi i saj ka dëshmuar se është konzistente në qëndrimet e saja por edhe premtimet që i kemi dhënë votuesit jemi munduar dhe punojmë në maksimum që mos të reterojmë në qëndrime.
Për një gjë mund ti sigurojmë shqiptarët, Aleanca nuk ka bërë dhe nuk bënë pazare politike me votat shqiptare.
Ne këtë e kemi dëshmuar edhe gjatë periudhës kur u bëmë pjesë e qeverisë sepse u premtuam shqiptarëve se jemi përcaktuar për të rrëzuar një regjim, por gjithashtu kur ne vlersuam se duhet të dalim nga Qeveria, ne e bëmë atë sepse nuk jemi të futur në ,,sirtarin” e askujt.
Jemi parti e pastër dhe bëjmë politikë ndryshe nga ç’kemi parë në dy dekadat e fundit.
Prandaj ne themi se me shumë bindje i kemi hy garës politike për ta bërë profesor Rekën president të parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut“.