Deputetja Mimoza Kusari në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se do të hyjnë në histori për thirrje të seancës në këtë situatë, raporton Gazeta Express.
Ajo ka thënë se kjo seancë është gjithçka tjetër pos normale.
“Sot zyrtarisht kemi me hy në histori edhe po ju garantoj që këto fotografi të sodit keni me i pa në krejt mediat botërore, sepse jemi i vetmi shtet që mblidhemi për me shkarku qeverinë, e ku qeveritë në botë janë duke i zgjatë mandatet për të luftu koronavirusin”, ka deklaruar ajo.
“Është qeveria e parë që ma ka dhanë ndjenjën e shtetit, kur i ka pa ministrat bashkë aty ku është kërku në betejë edhe me koronavirusit.
Fotografia me ministrin Vitia dhe Abdixhiku, fotografia e zonjës Bajrami me zëvendësministrin Thaçi. Mos u mshefni pas arsyetimeve dhe pas qëllimit shumë më herët, mos u fshehi pas asaj që ka qenë shumë e dukshme. Sot jemi me maska po kurrë ma të zhveshur se kemi personalitetin, mundemi krejt me u mblu, po sot jemi lakuriq, në atë që sot njerëzit që ballafaqohen me krizën ma të madhe, na mbledhemi me rrzu qeverinë. Britania e Madhe, Spanja, të gjitha i kanë pas hapat ma të vonë se qeveria Kurti”, shton ajo.
Kusari e ka përmendur edhe një histori me ish-kryeministrin Isa Mustafën.
“Në janar të vitit 2015 u bë një protestë në Gjakovë, ditën kur vijnë pelegrinët, e tash po e ndajë me juve, e kam pas një thirrje prej zyrtarëve të ambasadës amerikane edhe me dënu sulmin. Në të njëjtën kohë ish-ministri Jabllanoviq janë sha nënat e Gjakovës, më ka ardhë ni koment prej z.Mustafa, ti merru me punët tua e jo me të qeverisë. Ambasada amerikane në të njëjtin vit nuk kam marrë pjesë me shku në 4 korrik. Dua të ju kërkoj të gjitha nënave e baballarëve që janë në stres e në siklet që na kanë thënë se nuk është asgjë koronavirusi çka jeni tu na bo neve. Kjo ditë s’është dashtë me ndodhë, ju që po e bëni me ndodhë kjo ditë e paqi veten në qafë”, thotë ajo.