Najçevska: Po na duket sikur të jetë kthyer Gruevski!

Maqedonia e Veriut

Profesorja e njohur universitare dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Mirjana Najçevska ka kritikuar veprimet e Qeverisë dhe Kuvendit me miratimin e ligjeve me procedurë të përshpejtuar, pa debate dhe dëgjimin e palëve të tjera jashtë institucion legjislativ.

“Një nga punët për të cilën ankoheshim dhe që e identifikonim si manifestim të pushtetit autoritativ ishte sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar. Procedura e shkurtuar është përjashtim dhe jo rregull. Ajo nënkupton se diçka po ndryshon shpejt, pa participimin e qytetarëve, pa debat të vërtetë në Kuvend…Kjo i ngjaj sikur të jetë kthyer Nikolla Gruevski”, ka shkruar Najçevska në facebook./Ina