Antarktiku sot ka shënuar temperaturën më të lartë prej se bëhen matjet e tilla. Stacioni meteorologjik argjentinas “Esperansa”, që është i vendosur në pjesën veriore të Antarktikut, mati 18,3 gradë celsius.
Me këtë është kaluar rekordi i mëparshëm prej 17,5 gradë Celsius, të matura në muajin mars të vitit 2015.
“Esperansa” e mat temperaturën e ajrit në Antarktidë që nga viti 1961.
Sipas Stacionit Meteorologjik Botëror, Antarktiku është vendi ku temperatura e ajrit, më së shumti është rritur në 50 vitet e fundit, me çka është vërejtur rritje të temperaturave për tre gradë.(koha.mk)