Nxënësit e Novo Sellës së Bogovinës nuk e filluan vitin shkollor, ende nuk është ndërtuar shkolla e djegur (VIDEO)

Maqedonia e Veriut

Nxënësit e shkollës së Novo Sellës së Komunës së Bogovinës, sot nuk kanë filluar vitin shkollor si bashkëmoshatarët e tyre për shkak se shkolla e djegur në tetor të vitit 2017-të ende nuk është rregulluar dhe nuk ka kushte për mbajtjen e mësimit, shkruan Portalb.mk.

Banorët e këtij fshati, sot në orët e paraditës kanë mbajtur protestë prej orës 09 deri në orën 11, me kërkesë që shkolla të rregullohet me qëllim që nxënësit t’u kthehen bankave shkollore me kushte normale.
https://youtu.be/lUcXbXCmgrs