Përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn përmes një deklarate kanë komentuar gjendjen politike në Shqipëri.
Ata kanë rikonfirmuar të drejtën qytetarët për të bërë protesta paqësore, transmeton Indeksonline.
Gjatë kësaj jave, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre parlamentare, duke akuzuar Edi Ramën për manipulim të zgjedhjeve në vitin 2017-të.
Këtë vendim të dy partive e kritikuan ambasadori i BE në Shqipëri, Ligi Soreca si dhe Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.
Ndërsa Mogherini dhe Hahn kanë theksuar se vendimi i opozitës pengon seriozisht funksionimin e demokracisë së Shqipërisë.
“Ne po ashtu po presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale politike në përfitim të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj” përfundon deklarata e dy përfaqësuesve të lart të BE-së./Indeksonline/