Përbërsit:
Miell 3 gota uji,
sheqer 1 gotë uji,
mjaltë 2-3 lugë gjelle,
2 vezë,
sodë një majë lugë kafeje,
arra 1-2 filxhanë kafeje,
pak vanilje,
dhe 2 filxhanë ujë. Për shërbetin:
Sheqer 3 gota uji,
ujë dy gota e gjysmë. Përgatitja:
Në një enë përzihen mirë vezët, sheqeri, mjalti, gjalpi, dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi, i cili nuk duhet të punohet shumë që ë mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.
Filloni të gatuani dhe ju bëfshin mirë.