Politikanët e Shqipërisë të mësojnë nga shkolla politike e Ali Ahmetit dhe Arben Xhaferit

Opinione

Sulejman Mehazi

Ju politikanë të nderuar të Shqipërisë e Kosovës merrni shkollën e urtë politike të Arbër Xhaferit dhë Ali Ahmetit

Pas zgjedhjeve të fundit zotëri Ali Ahmeti i BDI-së i la me gishta në gojë të gjithë ata që e kritikonin, ofendonin, nënçmonin e shanin BDI-në. Njëri që e ka kritikuar, ofenduar e sharë gjashtë vjet radhazi kam qenë dhe unë, fjalët më ofenduese ia kemi thënë BDI-se e Ali Ahmetit, për çudi, asnjëri prej funksionarëve, anëtarëve të Kryesisë Qendrore e Lokale jo që nuk më janë kërcënuar e revanshuar, por dorën në zemër, as nuk më shikonin shtrembër dhe silleshin shumë mirë e bëheshin sikur dhe unë jam anëtar i partisë së tyre të BDI-së. Shkurt e qartë, BDI-ja i fiton zgjedhjet për shkak urtësisë së kryetarit të tyre Ali Ahmetit. Urtësia e Ali Ahmetit është bërë shembull për gjithë politikanët shqiptarë në Shqipëri e Kosovë, ai është duke ju dhënë leksione politike Edi Ramës, Lulzim Bashës, Sali Berishës, Ilir Metës e sidomos komandantëve politikë të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Haradinajt, Limajt të cilët e kanë gërditur edhe luftën e shenjtë të Kosovës.

Vetëm kur do thuhet e vërteta e jo emocionet do ecim mbarë, e vërteta e tanipërtanishme shqiptare është se politikanët shqiptarë të RMV: Ali Ahmeti, Zijadin Sela, Afrim Gashi, Bilall Kasami, Menduh Thaçi janë politikanë shumë më të regjur e më të mençur sesa politikanët narkotikë e të pamoralshëm të Shqipërisë e të politikanëve të korruptuar deri në palcë të Kosovës.
Komparacinet politike në RMV, Shqipëri e Kosovë.

Politikanët shqiptarë në RMV në krye me Ali Ahmetin më 2001 e bënë luftën e fituan Marrëveshjen e Ohrid, në marrëveshje me Greqinë e ndërruan emrin nga ajo nacionale, Republika e Maqedonisë, në gjeografike, Republika Veriore e Maqedonisë, e ndërruan edhe kushtetutën në të mirë të shqiptarëve, u bënë anëtar të NATO-s, gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare Ali Ahmeti i sulmoi politikisht maqedonasit me Kryeministër shqiptar që me marreveshje koalicionuese qeverisëse me LSDM-në e Zaevit BDI-ja gjate dhjetë muajve të fundit të mandatin kryeministër i RMV-së do jetë shqiptar.

– Politikanët e Shqipërisë me psikozë narkotike që nga rënia e sistemit stalinist të Enver Hoxhes, që nga 1990, jo që s’kanë bërë gjë, po ia dhanë një pjesë të detit Greqisë, që sa kohë për shkak zhvatjes së shtetit, mbjelljes së bimëve narkotike e ligjeve të prapshta korruptive nuk mund të bëhen që tredhjetë vjet anetar të BE-së. Edi Rama la më njanë Kosovën dhe Evropën perparimtare e u lidh me Serbinë me anë të mini-shengenit, pastaj udhëheqës i kishës orthodokse në Shqipëri është nacionalisti grek që s’duam t’ia përmendim emrin, etj.

– Komandantët politikë të Kosovës e bënë luftën, me anë të NATO-s e fituan dhe bënë shtetin e pavarur të Kosovës, mirëpo të pasionuar për pushtet u korruptuan rëndë, qëllimi i tyre parësor ishte pasuria sesa Republika e Kosovës, sa që me duart e veta janë duke ia fal Serbisë Ujmanin, Mitrovicën e qytetet tjera me anë të asocioneve serbe në Kosovë, e që ironia të jetë më e madhe, një liberalizim të thjeshtë të vizave ende nuk e kanë bërë, krijuan Gjykatë Speciale jo për krimet serbe në Kosovë, po për t’u akuzuar e burgosur vet.

Ju politikanë të nderuar të Shqipërisë e Kosovës merrni shkollën e urtë politike të politikanëve shqiptarë të RMV-se, Arbër Xhaferit dhë Ali Ahmetit