Pse të tjerët kanë shtet e ne jo?

Maqedonia e Veriut

Shkruan, Ramadan Idrizi

Pse të tjerët kanë shtet e ne jo? Këtu është esenca se ne jemi për një pasuri të pamerituar dhe të shpejtë e jo për një shtet që të jep pasurinë e botës. Prandaj nuk dimë ti respektojmë njerëzit që kanë kontribuar për shtet por disa që kanë marë qindra mijëra euro nëpër dasma me këngët tallava. Ne në Maqedoninë e Veriut në të shumtën e rasteve themi si u bënë shtet këta. Unë ju tregoj këta nuk shesin shtetin për përfitime personale, marin ryshfet por të kryen punë vetëm për atë që është e lejuar me ligj, sepse me pozitën që ka edhe atë nuk ta mundëson.

Këta prej asgjëje bëjnë simbolin kombëtar të vetin. Këta prej një rojtar derrësh e bëjnë drejtor dhe e respektojnë. Këta prej një gërmadhe bëjnë kala antike dhe rrotull saj shkruajnë historinë e shtetit të vet. Këta me një krisje pushke në një fshat për shtat ditë të lira deri sa erdhën turqit nga Qyteti, por në këtë thiren dhe bënë shtet, ndërsa në çdo cep të territorit kemi kala ilire dhe nuk dimë ti prezantojmë.

Më e keqja i përdhosim dhe i fshimë nga sipërfaqja e tokës. Kemi pasur Princa e Mbreta, jemi njerëz të denjë në shkencë dhe biznes por ne i nënçmojmë djemtë dhe vajzat tona për me tregu aftësitë e veta akademike apo kulturore, ata duhet të shkojnë larg nga vendlindja për të treguar aftësitë e veta. Shqiptari në gjak ka të nënçmojë të diturin se aj nuk është arrogant dhe nuk është pis. Në vende publike kur duhet që të thotë diçka nuk ka kujt ti tregojë se ndërhynë ai rrugaçi dhe të tjerët e përkrahin ndërsa ai si një njeri i urtë tërhiqet.

Thënia e një të diturit thotë: Mos hyn në debat me budallain sepse bëhet në nivelin e tij. Kjo është situata jonë kur tërë bota mundohet të na bëjë shtet, ne në një një mënyrë më të sofistikuar mundohemi ta zhbëjmë atë. Kjo ka vetëm një arsyetim. Shumë vite kanë kaluar në robëri, mos më tepër se 2000 vite. Prandaj kjo ka një shpjegim ndoshta shumë vite duhet që të pastrohet gjaku i shqiptarit nga servilizmi, nënçmimi, që të jetë vetvetja. Derisa kjo të vijë ne do baltosim vlerat tona dhe do të favorizojmë gjakpirësit e popullit tonë.

Në shumë media dhe portale më shumë janë Vuçiça e Daçiça dhe të tjerë që reklamojnë prapanicën se sa Majlinda, Shaqiri, Rita e shumë të tjerë.