Një njoftues anonim ka zbuluar një poster zyrtar për Samsung Galaxy S10e, i cili do të jetë më i përballueshmi nga tre modelet e ardhshme Galaxy S10, prezantimi zyrtar i të cilit është paralajmëruar për datën 20 shkurt.
Ndërkohë që nuk ka detaje rreth specifikave të pajisjes, slogani “Premium për të gjithë” konfirmon se S10e do të jetë dukshëm më i lirë se pjesa tjetër e familjes nga linja S10.
Samsung Galaxy S10e pritet të ketë çip Snapdragon 855 / Exynos 9820, dhe bateri me kapacitet 3100mAh. Ekrani do të ketë një madhësi prej 5.8 inç dhe do të jetë Super AMOLED. Galaxy S10e vjen me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse.
Detajet e pajisjes, së bashku me modelet Galaxy S10 dhe S10 +, do të bëhen të ditura gjatë ditës së nesërme.