Anëtarësimin tonë në NATO nuk e shohim si çështje vetëm të sigurisë, por edhe si shans t’i ndihmojmë ekonomisë së Maqedonisë dhe të Vallandovës, Gjevgjelisë, Bogdancit dhe Dojranit, ka thënë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë vizitës në Vallandovë.
“Ky është shansi për ekonomitë tona, pasi të gjitha ata kanë perspektiva më të mëdha nëse janë eksportues të mirë, ndërsa mund të jenë të mirë dhe të furnizojnë tregun vendor nëse bota i shikon si kompani të shtetit të sigurt dhe stabil. Anëtarësimi në NATO ofron mundësi t’i prezantojmë edhe kompanitë tona në dritë pozitive pasi bursa e Maqedonisë shumë pozitivisht ka reaguar vitin e kaluar. Prandaj këtë vit shohim se gjashtë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, ne kemi rritje të tregtisë me Greqinë dhe Bullgarinë”, ka thënë Shekerinska.
Ajo ka shtuar se është kjo mundësi për krijimin e më shumë vendeve të punës.
“Pres në dy javët e ardhshme Maqedonia të merr ulësen e vet në NATO dhe pres ajo të ketë reagime pozitive edhe në biznesin vendor dhe në interes të investimeve të huaja”, ka thënë Shekerinska.
Në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Shekerinska ka thënë se ky diskutim ka filluar të premten e kaluar dhe se do të analizohen të gjitha argumentet për dhe kundër.
“Është fakt se një pjesë e qytetarëve dhe bizneseve thonë se çdo vit nuk mund të ngremë kokën nga zgjedhjet. Është fakt nga ana tjetër se në Maqedoni do të ketë zgjedhje presidenciale. Do të sjellim vendim i cili do jetë i mirë për shtetin, ekonominë dhe për njerëzit. Në këtë proces nuk udhëhiqemi nga interesat partiake apo personale, atë nuk do të bëjmë edhe tani”, ka thënë Shekerinska.
E pyetur për kandidatin presidencial, ajo ka thënë se nevojitet qind për qind t’i përkushtohet përfundimit të detyrave dhe gjithçka tjetër do të ishte e tepërt.
“Kjo qeveri tregoi se i kryen detyrat, në mbrojtje treguam se i kryejmë detyrat, vetëm ashtu do të vazhdojmë përpara”, ka thënë ministria e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.