Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit, raporton Gazeta Express.
Daka fillimisht ka treguar statistikat e përgjithshme. “Janë statistikat e përgjithshme, numri i votuesve të regjistruar ka qenë një 1 milion e 961 mijë votues. Numri i votuesve që kanë votuar jashtë vendvotimeve është mbi 50 mijë dhe pjesëmarrja në votime është 44,72%. numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme është 844.121 fletëvotime, të pavlefshme 25.485 fletëvotime”, ka thënë ajo. Ajo ka treguar edhe rezultatet e subjekte politike. “Rezultatet sipas subjekteve politike janë: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota ose 26,29%, LDK-ja 206.458 ose 24,458%, PDK-ja ka 178.645 ose 21,163%. AAK-PSD ka 96.883 vota ose 11,47t%, Lista Serbe 57.015 vota ose 6,74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota ose 4.984%”, tha Daka.
rezultatet përfundimtare:
LV: 26.159% – 32 deputetë
LDK: 24.458% – 29 deputetë
PDK: 21.163% – 25 deputetë
AAK: 11.477% – 14 deputetë
Lista Serbe: 6.754% – 10 deputetë
Nisma-AKR-PD: 4.984% – asnjë deputetë