Si do të nis fillimi i vitit shkollor në Maqedoni, flet ministrja e arsimit, Mila Carovska

Maqedonia e Veriut

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska në paraqitjen e saj të sotme tha se fëmijët që për arsye shëndetësore nuk do të mund të ndjekin mësimin me prezencë fizike, të njëjtit do të mund të vazhdojnë të ndjekin mësim online.

“Të gjitha praktikat në botë por edhe në shtetin tonë tregojnë se edhe shëndeti mental dhe socializimi janë pjesë e mësimit, prandaj duhet që shkollat sipas protokolleve të mbajnë mësim, nxënësit që nuk do të mund të ndjekin mësimin me prezencë fizike do të vazhdojnë përmes platformës nacionale të ndjekin mësimin online”, tha monistja Carovska.

Carovska nuk e përjashtoi mundësinë që në rast se përkeqësohet gjendja me pandeminë, shkollat të kalojnë në mësim të plot online,

“Do të zbatohet mësimi me prezencë fizike deri në momentin që na lejon Komisioni për Sëmundje Infektive. Nëse situata përkeqësohet , ose nëse futemi në rrezik më të madh nga ky që jemi sot, atëherë jemi të gatshëm që të ndryshojmë skenarin”, pohoi Carovska.