Dje pasdite, I.B. nga Maqedonia ka vrarë gruan e tij në Zvicër, shkruan Insajderi.
37 vjeçari dyshohet se kishte vrarë gruan e tij 34 vjeçare pasiqë kjo e fundit dëshironte të ndahej nga bashkëshorti i saj.
Një mik i viktimës i shokuar nga kjo ngjarje, ka thënë se viktima dëshironte të ndahej nga bashkëshorti i saj, që e përshkuan të dhunshëm dhe që e kishte keqtrajtuar atë.
“Ai ishte i dhunshëm më gruan e tij. Ajo i dha disa shanse, por ajo nuk mundi të duronte më”, ka thënë një dëshmitar.
Ndërsa, një tjetër anëtar i familjes ka thënë se çifti kishte jetuar ndaras.
“Ajo për një kohë nuk e ka lejuar t’i shihte as fëmijët. Kohët e fundit, atë e lejoi që t’i vizitoj sërish, kështu që ai mori me qira një dhomë pranë shtëpisë së tyre”, ka thënë familjar.