Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ka shqiptuar dënimin për të akuzuarit në lëndën “Transportuesi”. Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dënuar me 8 vjet burg përfshi këtu kohën e kaluar në arrest shtëpiak. Udhëheqësi i atëhershëm financiar në Komunë u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg. Me dy deri në tre vjet burg janë dënuar gjithsej dhjetë përfaqësues të kompanive të transportit. Dënim me kusht kanë marrë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, por edhe disa menaxherë të ndërmarrjeve.
Të dënuarit ndiqeshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të fëmijëve në Manastir, me çka është bërë keqpërdorim i rreh 360.000 eurove.
Lënda u hap nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska. /alsat