Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëkohësisht nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për zhvillimet politike.
Sipas tij, në votat e partisë së tij ka ndikuar edhe politika agresive e Vetëvendosjes ndaj LDK-së.
“Vjosa në sonadazhe ka qenë e pritur shumë mirë, nuk ka hezitu po nuk ka desht që me partnerët e ardhshëm me kriju ambient konflikti. Vjosa u tregu super korrekte ndaj Vetëvendosjes. Koalicioni parazgjedhor dështoi për shkak të emrit të Vjoses, ne treguam tolerancë karshi Vetëvendosjes. Kurti është i vetmi lider që diferencën e ka pas shumë të madhe, por dy momente nuk duhet me i harru, mos pranimi i emrit të Vjoses, dhe e dyta në situatën zgjedhore ne tregum tolerance të madhe ndaj Vetevendosjes. LDK mund të duket e dëmtume por çdo individ që largohet, por e dëmtojnë veten”, ka thënë ai në T7.
Unë kam besu grupi i votuesve femra kemi me ju perfitu zemrën. Nuk arritem sepse edhe Vjosa nuk është luftetare, por si politikane nuk lejon diskriminime të tilla. Jam i bindun që brenda LDK kemi arrit me ndërtu konsensusin, Vjosa Osmani arriti me i luftu politikisht burrat e luftës, duke e pas këtë ambient politik në Kosovë. Unë e kam ndihmu këtë raport”, ka thënë tutje ai.