Kryeministri i vendit vendosi që pasi të dëgjojë incizimet dhe t’i shqyrtojë dokumentet pas publikimit të dytë të bisedës nëse do të shkarkojë sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski.
“Më lejoni t’i shoh argumentet, t’i shoh incizimet. Unë me vëmendje e ndjek opinionin për të gjitha këto veprime”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit në komunën e Shtipi me ministrin e Bujqësisë, Trajan Dimkovski dhe kryetarit të komunës Bllagoj Boçvarivski.
Zaev potencoi se nëse Rashkovski ka gabuar, ka ligji në të cilat do të përgjigjet, por se ka edhe etikë dhe se duhet të dihet kur kalohet kufiri.
“Jam transparent, secilën ditëm jam në dispozicion dhe i komentoj rastet dhe mendoj se kjo përmirëson Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucionet tjera, shoqërinë dhe neve si qytetarë”, tha Zaev.