Zaev: Ekziston mundësi për kandidat të përbashkët konsensual për president

Maqedonia e Veriut

Me takimin me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot vazhdon bisedimet me partnerët e koalicionit për gjetjen e kandidatit të përbashkët për zgjedhjet presidenciale.

“Sot vazhdojmë takimet me partitë politike të partnerëve tonë të koalicionit nga blloku shqiptar. Së pari do të kemi takim me BDI-në, ndërsa pastaj do të vazhdojmë me Besën e Afrim Gashit, dhe me Menduh Thaçin. Do të bëjmë përpjekje që takohem edhe me Ziadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besën e Bilall Kasamit që të mund të bisedojmë dhe të shikojmë nëse mund të gjejmë kandidatë të përbashkët i cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët, nga çdo lloj politike, përfaqësi etnike dhe sociale”, tha Zaev.

Ai tha se kërkojnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë qytetarët dhe shtoi se në takimin e djeshëm me partnerët e koalicionit të udhëhequr nga LSDM, liderët e partive konfirmuan se janë për një kandidat të përbashkët presidencial.

Sot ishim në takim me partnerin qeveritar BDI-në për të gjetur gjuhë të përbashkët për të shqyrtuar mundësinë për një kandidat konsensual për President, por kjo gjithsesi varet nga të dyja partitë dhe organet partiake se çfarë vendimi do të merret.

Unë theksoj se mundësia për kandidat konsensual ekziston dhe unë jam i bindur se procesi do të kryhet me sukses dhe do të gjejmë një kandidat të përbashkët.

Kemi disa kandidatë për president nga LSDM dhe kandidatë nga jashtë, ne do ti shqyrtojmë të gjithë ata dhe në bazë të vendimeve partiake do të vendosim, por për neve ka rëndësi të shqyrtojmë edhe mendimet e qytetarëve se cili është kandidat më i pranueshëm.

Më vjen mirë që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mbështetur që të gjithë kandidatë që i kemi anketuar, nuk ka rëndësi se a do të jetë femër apo mashkull. Tani në garë kanë ngelur 5 kandidatë nga dhjetë me të cilët kemi zhvilluar anketë me qytetarët se cili për ta është më i pranueshëm.

Nuk kemi vendosur për emër konkret por ai duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Deri në fund të javës do të dalin emrat e kandidatëve nëse arrihet marrëveshje për kandidat të përbashkët. – ka theksuar Zoran Zaev.