6 muaj burg për këshilltarin elektoral të Donald Trump

Bota

Prokurori i posaçëm i çështjes Rashagejt, Robert Myler ka kërkuar dënimin me 6 muaj burg të ish-këshilltarit elektoral të Donald Trump, George Papadopoulos. Sipas mediave amerikane, në kërkesën e Myler argumentohet se Papadopulos ka pranuar se ka gënjyer në lidhje me kontaktet e tij me rusët teksa ishte pjesë e stafit elektoral të Trump.

Dhe pikërisht mashtrimi që ai ka bërë përpara agjentëve të FBI-së ka qenë boshti i kërkesës së Myler. Mes kontakteve të Papadopulos rezulton edhe një profesor nga Londra që dy vjet më parë tha se Rusia kishte material kompromentues ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

“Gënjeshtrat e të pandehurit minuan përpjekjet e hetuesve për ta arrestuar profesorin gjatë kohës që ishte ende në Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tej në kërkesën e prokurorit të posaçëm. Gjithashtu, ka vijuar Myler, deklaratat e rreme synonin dëmtimin e procesit hetimor.