“Ne jemi konzistentë dhe kur sjellim vendim, ato janë të menduara mirë. Nëse nuk do të ishte Aleanca për Shqiptarët si faktor që do të ndryshonte gjërat politike në vend, sot nuk do të kemi NATO dhe pritjet për datë në raport me BE-në.
Çka morëm apo si na u kthye kjo. Ne u përballëm me një sjellje jokorrete totale nga ana e kryeministrit Zoran Zaev gjatë zgjedhjeve lokale dhe më pas. Ne a do lëshohemi në aventura të tilla, e them qartë se jo.
ASH do të jetë pjesë e Qeverisë kur do të fitojë zgjedhjet parlamentare, tani nuk shohim arsye që të kthehemi në Qeveri. Do të kthehemi vetëm pas zgjedhjeve dhe nëse marrim legjitimitetin”, theksoi kreu i ASH-së, Ziadin Sela në intervistën për Evropa e Lirë, i pyetur se ASH a do të bëhet pjesë e Qeverisë me rikonstruimin apo fshesën e re të Zaevit.
Sipas tij, ASH do të koalicionojë me atë subjekt që do të pranojë platfromën e subjektit tone, dhe se kushtet do të jenë për të gjitha partitë që do të ulen për të formuar Qeverinë.
Sela nënvizoi se rrugëdalja e vetme për vendin janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sepse kjo Qeveri me BDI po pengon procesin e vërtetë të reformave.(INA)