Arba Kokalari qenka mbesa e Musine Kokalarit….

Opinione

Arba Kokalari qenka mbesa e Musine Kokalarit. Por ajo është mbesa edhe e Hamit Kokalarit, i cili ka qenë konsull i shtetit shqiptar në Shkup. Dhe tamam konsull, jo si të sotmit.
Hamit Kokalari ka shkruar dy libra të mrekullueshëm: “Shkupi” dhe “Kosova, djepi i shqiptarizmit”.
Nëse Arba vetëm pak i ka ngjarë Musine Kokalarit, që thoshte se nuk është kusht të jesh komunist që ta duash Shqipërinë ose nëse i ka ngjarë Hamit Kokalarit, atëherë ajo do të jetë vlerë e madhe.
Nuk duhet të mahnitemi nëse dikush bëhet deputet, as se ka jetuar jashtë vendit. Duhet besuar veprat dhe jo reklamat.