Njeriu i ndryshimeve të mëdha, kështu me pak fjalë do e kishim përkufizuar, jo individin, Agim Nuhiu, por Zëvendës Ministrin Agim Nuhiu, personin e vetëm të MPB-së, i cili bëri ndryshimet në këtë dikaster.
Sprova e tij e parë ishte gjithsesi 27 prilli i “famshëm” i Maqedonisë, ku vërtetë mungonte (siç thotë populli) një fije floku që Maqedonia sërish të futet në krizë të thellë, e pse jo edhe një konflikt të ri ndëretnik, shkaku i rrezikimit të jetëve të deputetëve, ministrave por edhe liderëve të partive politike shqiptare, që natën e 27 prillit, mbetën të ngujuar në parlament.
Ishte pikërisht veprimi me maturi i tij, që bëri që situata të mos eskalojë dhe të mbetet nën kontroll gjatë gjithë mbrëmjes së lartëpërmendur.
Pas kësaj, filloi edhe qasje me seriozitet ende më të madh ndaj punës që ai bënte në Ministrinë e punëve të brendshme, fillimisht me kontrollet që u bënë, e më pastaj, edhe me ndryshimet kadrovike që pasuan, pikërisht në vlugun e tensioneve politike në vend. Patjetër se, duhej një maturi e thellë për veprim, me qëllim që situata të mos del jashtë kontrollit, që më pastaj edhe do nxiste tensione edhe më të thella, të cilat, përveç VMRO-së, asnjërës nuk i shkonin për shtati.
Pas hyrë në detaje të thella, dhe ndryshimet kadrovike me punësimin e shqiptarëve që u bënë në këtë dikaster që drejton zëvendës ministri Nuhiu, hapi i tij i dytë më i madh ishte ai i shoshitjes së njerëz që konkurruan për të drejtuar sektorët e punëve të brendshme, me theks të veçantë, SPB e Tetovës, e cila mbulon një territor tejet të gjerë të shtetit që kryesisht është i banuar me shqiptarë. Edhe në këtë rast, shoshitja e kandidatëve u bë deri në fund, dhe si asnjëherë më parë, SPB e Tetovës, po vazhdon me sukses bukur të madh, të drejtohet nga një person profesionist, edhe pse i njëjti më herët ishte thjeshtë një emër i panjohur për publikun.
Ky tandem i fuqishëm i ministrisë së Punëve të brendshme, me të marrë timonin në duar, bënë veprimin që në Maqedoni, konkretisht në atarin që mbulon SPB e Tetovës, nuk ishte bërë që nga ekzistimi i SPB-së së Tetovës si sektor në vete, i shpallën luftë krimit të organizuar, drogës dhe bixhozit. Vlen të përmendet këtu arrestimi i afër 210 të involvuarve në trafikun e drogës, nga të cilët, rreth një e treta e tyre, rezultuan të jenë shpërndarës makro të drogës, e që tani për fat të mirë mbeten pas grilave, dhe rajoni i Maqedonisë perëndimore, edhe më tej vazhdon të frymojë më lirshëm.
Hapi i radhës që [pritet të ndërmerret nga kjo ministri, është kontrolli i brendshëm, i cili, gjithsesi se do rezultojë me rezultate të mira të pastrimit të zyrave të Policisë, nga polic apo të punësuar në MPB që mbase nuk e kanë vendin aty.
E arritura më e madhe për shqiptarët që është bërë me inicimin e tij, është shpalosja e një të vërtete të madhe të shqiptarëve, e që ka të bëjë pikërisht me përqindjen e “famshme” që deri më tani, aq shumë është përfolur.
Sipas këtij dikasteri, përqindja e personave që posedojnë pasaporta në gjuhën shqipe në Maqedoni, nuk është siç proklamohet, nën 20 për qind, por 30.4 për qind, shifër kjo që është e një rëndësie tejet të madhe për popullin shqiptarë, dhe pikëpyetjen që shpesh bëhet mollë sherri, nëse është 16, 25 apo më shumë se 30 për qind…
Shkruan
Gaz.Gjylfije Halili