Alili: Baca Halil tungjatjeta

Opinione

Shkruan Mr Metali Alili

I prekur thellë nga qasja injorante e shumë figurave publike ndaj humanistit Halil Kastrati, më bën të pyes se çfarë bëni ju për skamnorët? Kur shiqova zonjën e një mediumit që kritikoi Halil Kastratin kuptova se ajo nuk e kishte hallin me Halil Kastratin, por me Besim Dinen, meqë emisioni OXYGEN nuk mbahet në mediat e familjes së saj.
Nuk kam ç’të flas për ata që kanë rrëmbyer gjithçka nga populli kurse ndihmat humanitare i shfrytëzuan për qëllime personale kapitaliste, që kur të vi rradha u’a numëroj një për një.
Nuk më habit as Berat Buzhala, mbase ai është një nga zhvatësit më të mëdhej të gjithçkaje publike e private.
Është një nga reketuesit më të mëdhej që mba mend Kosova e pas luftës.

Qëllimi i tij është të tërheq vëmendjen e opinionit mu si ajo Xhara.
Këta që flasin në fillim bëjnë mirë të na tregojnë a ndjehen besimtar islam, nëse po atëherë a e japin zeqatin nga pasuria e tyre marramendëse ?

Baca Halil kur ua hap derën atyre që këta s’ua dinë as fshatin pa dyshim që ngjallë shpresën, ua shpalos dritën në fund të tunelit.
Ata që se kanë atë ndjenjë s’arrin ta kuptojnë. Ata janë mirë në luksin e tyre, në oxhaqet e ngrohta dhe barkun plot, për ata drita në fund të tunelit është treni, po po ai treni i juaj që po ua errëson shpirtërat dhe nga friga s’dinë se ç’flasin, fali bac se aq dinë ose paraja ua ka bler edhe shpirtërat, ndoshta kurrë në jetë nuk e kanë parë ç’farë është skamja.

Ata e kanë lexuar Migjenin, por kurrë se kanë përjetuar.
Ata se dinë çfarë është buka e mykur dhe uji n’vend të qumshtit.
Ata se dinë se si është të bjerë pika e ujit në mes të shtratit nga pullazi.
Ata se dinë as atë ndjenjë kur pyesin fëmijët a piqet buka oj nënë apo presim kot.
Ata s’kanë dëgju zë fëmije që pyet pse dielli për ta s’është i ngrohtë.
Kur ata kanë ujë të ngrohtë në familje, një gjygim mbetet i akullt mbi koftor sepse drunjët u kanë mbaruar, ato pak degë flaka i merr shpejt. Fali bac, fali, aq dinë aq bëjnë.

Baca Halil tungjatjeta, këta këtë punë kanë.
Mos i merr për zemre bac, aq dinë aq bejnë. Ugurolla…