ASH: Kaosi në klinikën Universitare për gjinekologji duhet të mar epilog gjyqësor

Maqedonia e Veriut

Zhytja e shëndetësisë në kaosin dydekadësh vazhdon me problemet e vjetra por me skandale të reja, që direkt indirekt ndikon në kualitetin e shërbimeve shëndetësore dhe besimin e ndërsjelltë. Qeveria dhe politikëbërësit shëndetësor nuk e gjejnë dot formulën për të dalë nga ky qorrsokak, njëra arsye është mospasja e ideve konkrete dhe puna ekipore, si dhe kryesorja që në këtë grupë vazhdojnë të marrin pjesë persona që kanë shërbyer në kohën e regjimit VMRO-BDI.

Departamenti i Shëndetësisë pranë Aleancës pë Shqiptarët me vëmendje ka ndjekur dhe ndjek situatën e rikrijuar në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë. Na habiti shpejtësia e shkarkimit të drejtorit organizativ, me arsyetim për prishje të marrëdhënieve ndërnjerëzore, që edhe mund të jetë e vërtetë, por logjike dhe e drejtë do ishte shkarkimi i të dy drejtorëve, ndërsa akuzat e paraqitura kundrejt drejtoreshës medicinale të klinikës do duheshte të procesohen dhe të marrin epilog gjyqësor.