U zhvillua java e fundit e Bundesligës gjermane dhe Bajerni ngriti titullin pas një fitoreje me “poker” ndaj Volsburgut. Festë edhe për Verder Bremenin e Rashicës, që arriti të fitojë thellë dhe të sigurojë ndeshjet e “play-out”, duke pasur edhe një shans për të qëndruar në Bundesligë sezonin e ardhshëm.
Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Dyseldorfin e Berishës, që renditet e parafundit dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesliga 2. Kujtojmë që mesfushori i Kosovës do të kthehet te Lacio, që zotëron edhe kartonin e tij. Paderborni i Gjasulës kishte rënë prej kohësh, me mesfushorin e kombëtares, që do mbahet mend gjatë prej rekordit të kartonevë të verdhë.