Barcelona, prapa Real Madridit në La Liga për herë të parë pas 27 muajve

Sport

Real Madridi nuk kishte qenë përpara Barcelonës në tabelën e La Ligës që nga 21 maji i vitit 2017, kur e ngrenë trofeun e kampionit të Spanjës – plot 76 xhiro më parë.

Disfata tronditëse e Barcelonës kundër Athletic Bilbaos të premten në mbrëmë u ndoq nga fitorja me rezultat 3:1 e Real Madridit kundër Celta Vigos në Balaidos. Kjo fitore shërbeu edhe për ta theksuar dominimin që katalonasit e kanë shijuar mbi rivalët e tyre gjatë sezoneve të fundit.

Pasi që Real Madridi qëndron për momentin në kreun e tabelës së La Ligës, për shkak të dallimit në gola, dhe Barcelona është në pozitën e 17-të, skuadra e Zinedine Zidane është mbi kampionen në fuqi në tabelë për herë të parë që nga dita finale e sezonit 2016/17, kur Real Madridi u shpall kampion i Spanjës, me tre pikë më shumë sesa katalonasit.

Që nga ajo ditë, 21 maj 2017, Barcelona e ka pasur gjithmonë rivalin e saj më të madh prapa vetes ose të paktën dy ekipet kanë qenë të barabarta, siç kishin qenë në shtatë javët e para të atij sezoni dhe sërish në ditën hapëse të sezonit 2017/18.

Gjithsej, 76 xhiro të La Ligës janë zhvilluar që Kur Real Madridi kishte qenë për herë të fundit mbi Barcelonën në tabelën e La Ligës.