BE: Na vjen keq që Kina e miratoi ligjin e mbrojtjes për Hong Kongun

Bota

Bashkimi Evropian shfaqi pakënaqësi për shkak të vendimit të sotëm të njëzëshëm të Parlamentit kinez që të miratojë ligj për siguri kombëtare për Hong Kongun.

“Na vjen keq për shkak të vendimit të tillë të Kinës”, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell gjatë video-bisedës me presidentin koreanojugor Mun Xhae-in.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen theksoi se BE-ja me kujdes do të shqyrtojë se si do t’i përgjigjet vendimit kinez.

Hong Kongu në vitin 1997 u kthye nën administrimin kinez sipas parimit “një vend, dy sisteme”, me të cilin është garantuar shkallë më e lartë e autonomisë se sa në pjesën tjetër të Kinës./MIA