Ejup Berisha
Me modelin zgjedhor me teritorin e RMV-së si një njësi zgjedhore fitojnë shumë shqiptarët e nëse humb BDI le të humb nuk bëhet kijameti
Bashkimi Demokratik për Integrim BDI e cila në realitet është shëndrruar në subjekt politik i cili ja një kohë të gjatë po i frenon proceset pozitive demokratike te ne shqiptarët këtyre ditëve ka hyrë në kundërshti të hapur jo vètëm me shumicën e shqiptarëve por edhe me partnerin e saj të koalicionit aktual qeveritar LSDM-në.
Ky subjekt politik shqiptar po e konteston nismën e kësaj të fundit apo të LSDM-së për ndryshimin e modelit aktual zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore në modelin zgjedhor me një njësi zgjedhore. Arsyetimi i përfaqsuesve të BDI-së me seli në Zajaz të Kërcovës është se nëse miratohet propozimi që zgjedhjet e radhës parlamentare të mbahen me teritorin e RVM-së si një njësi zgjedhore atëher sipas sqarimeve të kësaj partie humbin shqiptarët shumë vota e me këtë do të humben edhe shumë deputet.
Unë përkundrezi nuk pajtohem me ta dhe atyre u themë se duhet të ndërpritet praktika e keqe e deritashme e humbjes së votave shqiptare që po e shkakton zbatimi i modelit aktual zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore dhe ky duhet sa më shpejtë të zëvendësohet me modelin zgjedhor me një njësi zgjedhore meqë me të shqiptarët nuk humbin por fitojnë më shumë deputet e me këtë në mënyrë të pakontestueshme fitojmë edhe ne shqiptarët fitojmë më tepër ndikim dhe fuqi politike si komb Pasiqë nëse fitohen më shumë deputet kjo do të thotë se rritet më shumë ndikimi politik e me këtë edhe pesha e jonë politike.
Por nga BDI duan të na bindin në mënyrë të pakuptimtë dhe absurde me të kundërtën e ajo është se aty ku humben vota shqiptarët fitojnë më shumë politikisht siq është modeli zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore dhe aty ku nuk humben vota shqiptarët humbin shumë politikisht apo me modelin zgjedhor me një njësi zgjedhore. Edhe një herë do të themë pohim apo arsyetim shumë i gabuar dhe i pakuptimtë i tyre.
Logjika e shëndoshë thotë se aty ku fitohen vota më shumë nuk ka humbje më shumë dhe anasjelltas aty ku ka humbje votash fitimi nuk ëahtë më i madh. Por duke i analizuar shkaqet e frikës së BDI-së për ta pranuar modelin e ri zgjedhorë unë e kamë kuptuar se ajo e kundërshton pranimin e zbatimit të modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore. Ajo pra këtë e bën meqë e di shumë mirë se me këtë model favorizohen edhe partitë e reja dhe kushtimisht thënë më të vogla shqiptare sepse edhe këto ka gjasa të fitojnë vota më shumë e me këtë edhe deputet më shumë dhe rritja e tyre eventuale do ta zvoglonte fuqinë dhe peshën politike të BDI-së.
Prandaj pra BDI e gjuan me gurë dhe me dru nismën apo qëllimin e LSDm-së që të ndryshohet modeli aktual zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore me atë me një njësi zgjedhore.