Pasiguria politike që kontribuon për keqësimin e klimës së biznesit e largon biznesin nga Maqedonia në vendet fqinje. Lidhja e Odave Ekonomike propozon disa masa të cilat Qeveria duhet t’i zbatojë menjëherë, sepse, siç thonë, nuk do ketë as kompani e as punëtorë të treg. Ata thonë se një numër i madh i kompanive vendore tash një vit i analizojnë kushtet e punës në Bullgari dhe Serbi që biznesin e tyre ta transferojnë atje. Shkak për këtë është siguria politike dhe kushtet më të volitshme në vendet fqinje.
Pasiguria politike e shkatërroi sektorin privat. Zënkat politike ditore ju dhanë kompanive dozë shumë të madhe të pasigurisë se gjërat mund të ndryshojnë. Dhe ja, tani jemi para zgjedhjeve presidenciale, e vetëm mund të shpresojmë se nuk do ketë zgjedhje të reja sepse gjithçka në vend do të ngecë deri në qershor.
Nuk mund të presim se do kemi vit të ekonomisë nëse kemi ngecje në dy tremujorët e parë të vitit- deklaroi Daniela Arsovska, kryetare e LOE.
Nga Lidhja e Odave Ekonomike presin të dëgjohet edhe zëri i komunitetit të biznesit i cili e mbushë buxhetin e shtetit dhe përveç stabilitetit politik dhe sigurisë juridike që do kishin ndikuar në rritjen e vazhdueshme ekonomike, ata mes tjerash kërkojnë që ndryshimet e ligjeve të bëhen vetëm në konsultim paraprak me biznesin, të ketë luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit, reagim të menjëhershëm të institucioneve pas informatave që marrin nga komuniteti i biznesit, minimizim i polarizimit në shoqëri dhe përforcimin e luftës kundër ekonomisë së paligjshme.
Aleksandra Spasevska – Alsat