Gjykata Penale në Shkup, gjatë seancës së sotëme ka shqiptuar dënim me burg ndaj sulmuesëve të deputetit Ziadin Sela, për tentim vrasjen e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill vitin e kaluar.
Për tentim vrasjen e Selës, Kire Gjorgjievski u dënua me 13 vjet dhe Aleksandar Janevski – Tosta mori të njëjtën dënim. Gjysmë muaj më shumë, dmth dënimi më i madh prej 13,6 vjetësh, ishte për Nikola Viminovski. Kurse nga dhjetë vjet e gjashtë muaj morën Andrej Micev, Nikollë Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Delo.
Aktvendimi në këtë rast e solli gjykatësja Sllavica Andrevska, e cila kërkoi që të akuzuarit të dërgohen direkt në burg. Andrevska tha se deënimi është i lartë pasi që është sulmuar deputet, dhe se sulmi është kryer në institucion të rëndësishëm shtetëror.
Aleksandar Janeveski-Toshta dhe Nikolla Vojminovski do te jenë në paraburgim shtepiak derisa te hyjë në fuqi vendimi, ndërsa të tjerët do të qëndrojnë në paraburgim. Vendimi pritet të hyjë në fuqi pas vendimit Gjykata e Apelit ndaj ankesave të palës mbrojtëse. /Almakos