Seanca për ndryshimet kushtetuese pas disa vonesave gjatë ditës, ishte planifikuar për orën 21:00, por edhe deri në këto momente ende nuk ka filluar. Në sallën e Kuvendit kanë hyrë deputetët shqiptarë dhe ato të LSDM-së, por deputetët e VMRO edhe në këto çaste nuk janë prezent në sallë, raporton TetovaSot.
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, mbajti një konferencë shtypi në të cilën akuzoi partinë në pushtet për kërcënim dhe shantazh ndaj deputetëve opozitar për të votuar “për”, përcjell TetovaSot.
Zëdhënësi i LSDM, Kostadin Kostadinov në konferencën për shtyp sonte ka reaguar ndaj akuzave të Janushevit, se akuzar janë gënjeshtra që VMRO-DPMNE do të duhet të provojë në gjykatë.
Edhe pse në çdo moment pritet të fillojë seanca, Parlamenti është i zbrazët për momentin./TS