Dështon takimi i studentëve me rektoratin. Prorektori Arbër Çeliku ju vendos kushte studentëve

Maqedonia e Veriut

Takimi i paraparë për sot, ndërmjet Prorektorit Arbër Çeliku dhe studentëve të cilët për të tretën ditë me rradhë janë duke protestuar, dështoi, megjithëse një natë më pare, vetë Prorektori ishte zotuar se ishte i gatshëm të takohet me studentët në çdo kohë, pa kushte dhe se do ti priste në takim në rektorat

Edhe pse studentët pranuan ti përgjigjeshin ftesës për takim, por Prorektori Çeliku përkundër marrëveshjes së arritur mbrëmë, ju vendosi kushte studentëve dhe njëkohësisht insistonte që të bisedoj me përfaqësuesit e grupeve studentore pa praninë e mediave, gjë që studentët rrefuzuan unanimisht dhe filluan të brohorasin : “O të gjithë, o asnjë”.

Siç më, tani dihet , Studentët u kanë dhënë 7 ditë kohë për ti plotësuar kërkesat e tyre dhe se nëse nga ana e drejtuesve të Universiteteve nuk do të reflektojnë në kërkesat e tyre protestat e studentëve do të fillojnë përseri dhe do të përshkallëzohen edhe më tepër.