Para pak çastesh janë dëgjuar të shtëna në Çair. Sipas informatave të fundit që mëson TetovaSot, është qëlluar me dy plumba Valon Bela, funksionar i BDI-së, drejtor i Klinikës gjinekologjike në Shkup.
Nuk dihen ende motivet e gjuatjeve me armë dhe shkaqet që çuan në plagosjen e funksionarit të BDI-së.
Ekipet e policisë janë në terren dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me incidentin në fjalë.