Një “masakër’ e vërtetë mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në Champs Elysées, rruga e famshme pariziane midis Place de la Concorde dhe Arc de Triomphe, ku fetsa për triumfin e “Gjelave” në finalen e Kupës së Botës pas 20 viteve është shoqëruar me incidente, plaçkitje dhe dhunë e përplasje me policinë.
Pas triumfit të Francës, një valë e madhe njerëzish u derdh mbi Champs-Elysées, duke kënduar këngë të të gjitha llojeve me flakadanë në duar dhe flamuj blu.
Por fetsa degjeneroi në akte dhune të paprecedenta, teksa “shkatërrimi në masë” nisi me thyerjen e dritareve të dyqaneve, veçanërisht Drugstore Publicis, pak metra larg Arc de Triomphe, ku emrat e heronjve të kompanisë së Moskës ishin vendosur pak para finales.
Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe turma u shpërnda në pjesën e sipërme të rrugës, ndërsa në pjesën e poshtme, rreth Place de la Concorde, situata mbeti mjaft e qetë.
Sipas shtypit francez, disa të rinj, shumë prej tyre të maskuar, kanë shpërthyer një supermarket duke vjedhur shishe vere dhe shampanjë. Pas 15-20 minutash ata u evakuan me doza të mëdha gazi lotsjellës të hedhur nga agjentët e forcave të rendit.Pak para mesnatës, prefektura vendosi të dëbojë njerëzit nga ajo që parizianët e quajnë “rruga më e bukur në botë”, madje edhe me përdorimin e hidrantëve.