E lëshuan nervat Hashim Thaçin.

Opinione

Shkruan – Kimete Berisha

Mirë o’ puna.

Fitues është Ai që ta nxjerr gjuhën, Ai që ta qet t’keqtë, Ai që të bën nervoz aq shumë sa të humb kontrolli, dhe Ai që të bën të dukesh i tërbuar në oborrin tënd, siç po duket sonte Hashim Thaçi me statusin e tij pervers dhe sulmues kundër Kryemiistrit Kurti.

Bëfsh hajr Albin Kurti, që na e mundësove edhe njëherë me pa se si duket një bishë e plagosur.

Ku po të dhemb President?
Po të dhemb shumë a?

Se pa një zavajl t’madh Ti nuk e bën veten m’u duk si rrugaç, si barabë e si kriminel.
Mos e ke që nuk po mundesh me nda Kosovën qysh ke premtu?

E tash çka t’ka mbet krye shpirti?
Me nxit popullin kundër Albinit?

Çka ndreq nëse e dhez një luftë kundër Albinit?
A qetësohesh Ti?

Asgjë më nuk t’ndihmon.

Ke mbet vetëm. Veç me Grenellin.
E vetmia po dhimbka shumë, a?

Hajt se t’men.

P.S. Kur ky çartet kështu publikisht, paramendoje çifti i tij në kohë t’luffës e të errësirës me këtë gjuhë me t’pas nxan naj qosh a naj bordrum.

President i çmendur.