Ekskluzive/ Pas referendumit krijohet koalicioni i zgjeruar për realizimin e marrëveshjes me Greqinë dhe anëtarësim në NATO, VMRO fiton 4 ministri!?

Maqedonia e Veriut

Agjencia e lajmeve Zhurnal dje paralajmëroi se mes kryeministrit Zaev dhe kreut të opozitës Mickoski ka një marrëveshje të fshehtë lidhur me referendumin dhe uljen e koncenzusit nga 900 mijë në 720 mijë votues me qëllim që referendumi të ketë sukses, shkruan Zhurnal.mk

Mirëpo për realizimin e gjithë këtyre obligimeve që dalin nga referendumi, marrëveshja me shtetin grek lidhur me ndryshimin e emrit, anëtarësimin në NATO dhe zbatimin e reformave e shumë reformave tjera që i duhet Maqedonisë, duhet një shumicë më e madhe parlamentare dhe një përkrahje jashtëzakonisht e fuqishme nga gjitha partitë politike në vend.

Pasiqë të martën kreu i VMRO-së Mickoski ka thirrur mbledhjen e Komitetit Qendrorë ku do të diskutohen shumë ideja të tij dhe të anëtarësisë për dalje nga kjo ‘krizë’ dhe pranim të ofertës nga ana e kryeministrit Zaev, që Mickoski t’i bëj favor Zaevit dhe dalje sa më masovike në referendum ku do të kishte mbi 950 mijë votues, e më pas Mickoski do të kërkonte koalicion të zgjeruar, shkruan Zhurnal nga burime partiake.

E gjithë kjo me qëllim që të realizohet marrëveshja e emrit me Greqinë, anëtarësimi në NATO e shumë reforma të tjera të cilat janë në favor të qytetarëve. E për gjithë këtë favor, VMRO në koalicionin e zgjeruar do të përfitonte 4 poste ministrore mes të cilave edhe ato kyçe.