Pas Besës edhe Presidenti Pendarovski deklarohet ,,PRO” idesë së Aleancës për një kryeprokuror nga jasht

Maqedonia e Veriut

Propozimi i Aleancës së Ziadin Selës gjithnjë e më shumë po gjenë përkrahje nga faktorë të brendshëm por edhe nga jashtë.

Kështu më herët mbështetje për këtë ide kishte dhënë Besa e Bilall Kasamit e cila doli me qëndrim se një prokuror dhe ekspert nga BE ose SHBA do të ishte zgjidhja për drejtësinë e vendit.

Dje edhe Prezidenti Pendarovski është deklaruar se nuk ka asgjë kundër që të kyçen ekspert edhe nga jasht për të ndihmuar reformat,sipas tij me rëndësi është të jenë profesionist të dëshmuar të fushës. Pas skandaleve të shumta dhe ngecjes së reformave në drejtësi e sidomos pas shpërthimit të aferës ,,reket” dhe arrestimi i kryeprokurorës specjale Katica Janeva duket se ideja dhe propozimi i Aleancës për Shqiptarët është e vetmja zgjidhje për të kthyer drejtësinë në binarë.