Shkruan: Kimete Berisha
U çu herët prej gjumi.
I ka mbath pandufket
U dalë n’ballkom me pushu.
Me sajgi krahve si Bllejk Keringtoni.
Sajgia punë dore e marune prej viktimave të luftës.
Masandej, u end nëpër oborr.
Një familjare e angazhuar me ja mbajt telefonin pas vetes, në pritje të telefonatës nga Presidenti, tha po i shkon mbrapa, pa guxu me folë asnjë fjalë, se ky i rrezikshëm, familjarëve dhe kolegëve me rendë u jep leje me folë.
Lejen suhet me ja parashtru në Rini, për me marrë në Pleqni. .l
Gjatë ëndjes nëpër oborr, u anku se si bari vende-vende u rritë një centimetër më shumë dhe kjo kurrëqysh mos t’përsëritet.
Me këtë rast, në fund të oborrit, nën hijen e blinit, e ka zhvillu edhe një takim të shkurtër por përmbajtësor me një familjar të ngushtë.
I ka inspektu zhvillimet pas shtëpisë dhe përreth bazenit.
Pasi shprehu pakënaqësinë e tij për katër pendla që ‘padashur’ kishin ra në bazen, e ka marrë përsipër m’i numëru drutë e shkurtume.
Në fillim ju ka dukë që po i mungojnë tri t’shkurtume, po pastaj, duke i numëru për s’treti, u lodhë dhe e ka lënë verifikimin për nesër.
Kushtet e mira.
Shpinë e kthyme kah Lindja. Kuletën e kthyme kah perendimi. Zot Jo. Besim në Ahiret Jo. Frikë prej Gjykatave të Tokës e të Qiellit Jo se Jo.
Veç Mashalla.
Po i këqyr soliterat tuj u ‘rritë’ shtati.
Po e këqyr edhe veten n’pasqyre t’xhepit.
Bet.
I ri Po, i dashunumë Po, jetën përpara.
Pa asnjë hezitim do ta marrë pushtetin.
Gajle s’ka, fëmija ju kanë rritë, LDK-në e ka si firmë t’veten, Po, pse Jo.
Pa asnjë hezitim don me vjedhë pushtetin. Ashiqare, qysh e ka vjedh 3 për qindshin.
Fati i tij që është pandemi, se edhe në qiell ishin organizu protesta.
Veç sa të kryhet izolimi se Unë e para kam me ja nis protestave, kam m’u gju’ me parashutë keni me pa, veç pse tutna shumë prej gjuajtjeve të lira, kam m’u gju, por për hir të kauzës nashtë du m’u ‘fliju’, se sot sidomos shumë jam nervozu.
Ju ftoj ta ruani qetësinë, se provokime më të mëdha nga politika dhe portalet e tyre nuk ka përjetuar ky popull.
Nga hajnat. Nga kriminelat. Nga parasitët. Nga milionerat.
Këqyr Ti kush na kanë lanë mbrapa neve.
Të kishin qenë së paku t’hijeshëm, i kish duru njeri diqysh.
Ama, këta.
P.S. Isa Mustafës deshta me ja përkushtu një Antifonë, por po më dhimbset antifona me harxhu n’të.