I nderuar Z. Kryeministër

Opinione

Me tërë krizën politike por edhe shoqërore botërore që po kalojmë, dy minuta kushtuar një vajze të thjeshtë e plotë shpresë në ty, janë të mjaftueshmë. Ju lutem që në këto dy minuta (nëse vendosni të m’i jepni) dua të rrëfej atë që i gjithë populli ka në zemër. Pra, më konsideroni si pasqyrë e popullit. Ndoshta jam nga ata fëmijë që besojnë në të pamundurën , por nuk kam zgjidhje tjetër. Që nga dita që kam filluar të kap jetën nuk më ka interesuar politika , por rrethanat e tanishme besoj se janë të mjaftueshme që t’i tërheqin vëmendjen edhe një fëmiu 5-vjeçar. Kam ëndrra plot por jo në Kosovë, kam aftësi dhe vullnet të mjaftueshëm por jo për në Kosovë, jam e entuziamuar të zbuloj të ardhmen time por jo në Kosovë. Kështu ishte deri sa pashë qëllimin tënd të vërtetë që më zgjati litarin drejt së vërtetës e shpresës dhe më nxori nga errësira . më besoni që jemi lodhur me ato konfliktet, manipulimet, mashtrimet, padrejtësitë e deritanishme. Po aktrohet drama para syve tanë nga “patriotët e mëdhenj” e ne të shijojmë këtë shfaqje?! Jo zotëri, të tjerët mund ta bëjnë por unë jo. Nuk jam nga ata njerëz që i frikësohen së vërtetës tragjike që fshihet pas atyre buzëqeshjeve fallco të atyre që dalin në televizor dhe popullit iu drejtohen me fjalët më amatoreske, më të pabaza dhe më sipërfaqësore.

DUAM NDRYSHIM! Ndryshimin e gjetëm tek ju , jo tek ata që po mundohen të bëjnë çmos që ta shuajnë zjarrin e flaktë të popullit për drejtësi. Drejtësia në Kosovë është nga ato ëndrrat e përhershmë të çdo të riu/të reje , shijë kjo e paprovuar nga populli shqiptar ndër vite.
Në këtë kohë karantine të gjithë e kanë kuptuar se Kosova ka vetëm një rrugë shpëtimi, dhe ajo rrugë je ti Z.Albin Kurti. Ti e ke merituar atë për të cilën mundohesh sot dhe je munduar tërë jetën. Fakti se ti po kërkon drejtësi dhe reduktim të krimit, korrupsionit, mashtrimeve po vërteton edhe njeherë se ti nuk je si ATA. E dini se karantina e vërtetë nuk janë shtëpiat tona, as qendrat studentore e spitalet . Karantinë e vërtetë janë zemrat e atyre të pashpirtëve që janë izoluar dhe verbuar për pushtet, para, famë, vëmendje, heroizëm. Kjo lakmi e pakufizuar e tyre na ka sjellë në këtë ditë ku jemi sot. Njerëzit arrogantë e të pavlerë, por edhe egoist i kemi parë që 20 vite. Ne e dimë që ty nuk të manipulon , shantazhon apo kërcënon askush për krimet e të kaluarës tënde, sepse ti nuk ke një të kaluar të ndyrë. Ti je i pastër sikur kjo pikë loti që po më rrjedhë derisa po e mbaroj këtë letër.

Ti je shpresa jonë e vetme dhe e dimë që nuk na zhgënjen, sepse njëherë sit ë vësh rendin në Kosovë ti do ta marrësh epitetin e heroit e patriotit atdhetar të vërtetë. Besojmë në ty sepse shpresa vdes e fundit.
Përzemërsisht qytetarja jote

Kanita Arafat Krasniqi 14-vjeçarja nga Vushtrria