Shkruan Kimete Berisha:
Ramush, a je mirë?
– Me kënaqësi shkon në takim te Ai që e akuzoi për krime dhe për haraç (Hashim Thaçi);
– te Ai që (edhe mbasi u shpall i pafajshëm nga Haga) e akuzoi se si e ‘përgjaku’ Radoniqin me viktima të popullit (Isa Mustafa);
– Por, ama nuk i kujton e nuk shkon te Ata që i kushtuan poezi (e din Ramushi për çka e kam fjalën);
– Nuk shkon në takim zyrtar te Albin Kurti, që ishte i vetmi që votoi kundër Gjykatës Speciale.
– A është normale, me refuzu me kënaqësi dikë që kategorikisht ka qenë kundër që Ti të ri-gjykohesh nga Haga për krimet që nuk i ke bë;
– A është normale të pranosh me kënaqësi ftesat për takime nga Ata, të cilët të konsiderojnë ‘vrasës’ me varrezë masive Radoniqin, anipse je shpall i pafajshëm!
Pasha Zotin, nuk është normale.
Ramushi ndoshta është normal, por sado-mazo gjithqysh…sado (sipas Isës)-mazo (për qejf të vetit).
E ka hetu Isa Mustafa që këtij ashiqare i pëlqejnë dhe i respekton Ata që e lëndojnë dhe e konsiderojnë kriminel.
Përndryshe, Ramush Haradinaj nuk e kish bë kabull Isën për Kryeministër ‘të nderit’…
…por ish shku sot (së paku formalisht, shkaku i pandemisë, që është edhe arsyeja e ftesës) te Albini në takim, sepse Albini asnjëherë nuk e fyu, larg qoftë me quajt ‘vrasës’ si Isa që e quajti…
Shko me Isën, Ramush…dhe shpjegoja Radoniqin, këqyr në mujsh me bind Isa Mustafën se je i pafajshëm?
Bëni be me 24 pleq, të tregon Hashimi qysh shkon kjo puna e beve…
Binde Ti Isa Mustafën, se Haga s’po mundet me ja mbush mendjen e me bind se Ti përnime je i pafajshëm.
P.S. Pse o Zot po na do kaq shumë