Prishtinë, 11 qershor – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar sot me medaljen Urdhri i Lirisë, ish-presidentin amerikan Bill Clinton është dekoruar sot me medaljen Urdhri i Lirisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, përcjellë KOHA.
Presidenti Thaçi tha me këtë rast se nuk ka çmim që mund ta shpërblej kontributin e kKlinton për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës.
Klinton, i cili ka ardhur sot në Kosovë për të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë më 12 qershor 1999 tha se “Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të rritur dhe për të jetuar në paqe me fqinjët”.
“Kosova meriton të jetë në Unionin Evropian dhe në NATO si shtet i pavarur.
“Kosova e meriton të jetë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në çdo organizatë tjetër në cilën mund të jetë çdo shtet i pavarur”, tha ai.
Si president i SHBA-së, Klintoni në vitin 1999 ishte nxitësi kryesor për intervenimin e NATO-s kundër ish-RS të Jugosllavisë, që pas fushatës 78-ditëshe, rezultoi me tërheqje të ushtrisë dhe policisë jugosllave dhe sistemimit të forcave të NATO-s në Kosovë. Dita e hyrjes në vend e njësiteve tokësore të Aleancës, 12 qershori, në Kosovë festohet si dita e çlirimit. (koha.mk)