Mes drithërimash Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
120 minutat e lojës përfunduan në barazim 2-2, ndërsa kroatët janë treguar më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas ndeshjes FIFA ka zgjedhur Modric lojtarin më të mirë të ndeshjes.
Kapiteni kroat edhe me ndihmën e fatit u tregua i saktë duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.